Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

E Mërkure, 18.03.2015




Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të intervistës me shkrim , më 17 mars 2015, sot mbajti intervistën me gojë me kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në intervistën me shkrim dhe me gojë morën pjesë këta kandidatë : Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu dhe Emrush Kastrtati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hava Ismajli dhe Arif Riza.

Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në vlerësimin e rezultateve me shkrim dhe me gojë, në bazë të numrit të pikëve të secilit kandidat, krijoi listën e ngushtë prej tre (3) anëtarëve : Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu dhe Emrush Kastrtati, të cilët do t'i dërgohen seancës së Kuvendit për votim.

Takimet e Komisioni për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ishin transparente ku morën pjesë mediat dhe shoqëria Civile.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës