Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 18.03.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Zenun Pajaziti, pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, nr.05-P-15/k, të datës 9 mars 2015, pas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur nga gjashtë deputetë të tjerë, për debat parlamentar lidhur me punën dhe funksionimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Me këtë rast, Kryesia e Kuvendit, pasi ka konstatuar se kjo kërkesë i plotëson kushtet ligjore për procedim, ajo është deleguar për shqyrtim në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media.

Anëtarja e Komisionit Shqipe Pantina theksoi se kjo çështje nuk është dashur të procedohet nga Kryesia në Komision, ngase kjo nuk është në fushëveprimtarinë e komisionit.

Pas diskutimit të anëtarëve të komisionit lidhur me gjendjen në RTK, kryetari i komisionit, Zenun Pajaziti, theksoi se pasi tashmë është edhe periudha vjetore e raportimit të RTK-së, do të kërkohet nga krerë të RTK-së që të raportojnë në Komision. Një çështje tjetër që u theksua gjatë këtij takimi ishte edhe çështja e ndryshim-plotësimit të Ligjit për RTK-në, çështja e financimit, si dhe mbikëqyrja e këtij institucioni nga komisioni.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media