Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 17.03.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e komisionit Teuta Sahatqija, u shqyrtua Projektligji nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.


Me këtë rast, komisioni rekomandoi se amendamentet 1,2,4,5 dhe 6 nuk janë në kundërshtim me Acquis të BE-së, ndërkaq amendamentet 3, 7, 8, 9 dhe 10 prekin ligjin bazik, duke qenë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si të tilla nuk rekomandohen për miratim.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane