Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Marte, 17.03.2015




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, ka përkrahur Projektligjin për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, ujërave të ndotura dhe të furnizuesve të ujit me shumicë.


Ky Projektligj, i cili është hartuar me iniciativë të komisionit, do të procedohet tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.
Po ashtu, komisioni përkrahu edhe nismën legjislative të Projektligjit për kompleksin memorial "Adem Jashari", për të cilin caktoi edhe grupin punues për hartimin e tij.


Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Raportin e Institutit të Bujqësisë së Kosovës, lidhur me importin e grurit gjatë vitit 2014 dhe në tremujorin e këtij viti. Lidhur me këtë, raportoi deputeti Salih Salihu, i cili sqaroi se për këtë çështje komisionit do t'i ofrohet raport me shkrim pasi të marrin Raportin nga Dogana e Kosovës dhe AUV-i.


Në vijim të mbledhjes, ndërkaq, është vendosur që gjatë kësaj jave të intervistohen kandidatët për kryesues të komisionit shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim.

 

 Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...