Lajmet e fundit
Për mungesë kuorumi nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Marte, 17.03.2015
Mbedhja e Kryesdisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare, e thirrur për sot, nuk ka mundur të zhvillojë punimet sipas një rendi të ditës së përgatitur, për mungesë kuorumi, sepse pos kryetarit të Kuvendit që është në vizitë zyrtare jashtë shtetit, mungonin edhe dy anëtarë të tjerë të Kryesisë. Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ishte paraparë ta drejtonte takimin, duke e konstatuar mungesën e kuorumit, i ka njoftuar anëtarët e pranishëm të Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare se mbledhja shtyhet për një ditë tjetër.
Kjo e pamundëson mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit gjatë kësaj jave, në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të paraqitej në Interpelancë për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.
Bëhet me dije se kryeministri i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Grupit Parlamentaer të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë interpelancë.