Lajmet e fundit

Kryetari Veseli zhvillon vizitë disaditore në Panama

E Hënë, 16.03.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Panama. Ai do të jetë i ftuar i nderit në seancën plenare inauguruese të Parlamentit Evropian-Amerikanolatin (EUROLAT), në datën 17 mars. Asambleja parlamentare e EUROLAT është krijuar në vitin 2006 për të forcuar lidhjet mes Evropës dhe Amerikës Latine dhe përbëhet nga 150 deputetë.
75 janë deputetë janë nga Parlamenti Evropian dhe 75 të tjerë vijnë nga deputetët e parlamenteve të ndryshme të vendeve të Amerikës Latine.

Kryekuvendari Veseli do të vizitojë gjithashtu edhe Parlamentin Amerikanolatin (Parlatino), ku do të pritet në takim nga kryetari i tij Elias Castillo. Parlatino me seli në qytetin e Panamasë, përbëhet nga 23 parlamente anëtare, ku secili dërgon nga 12 deputetë si përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të këtij institucioni.

Gjatë vizitës së tij është parashikuar një agjendë e ngjeshur me takime private me deputetë të vendeve të ndryshme të kontinentit amerikan dhe të Bashkimit Evropian, duke synuar në mënyrë të veçantë parlamentarët e vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu z. Veseli pritet që gjatë qëndrimit të tij në Panama të zhvillojë edhe takime me autoritete lokale.

 

 

Kryetari Veseli zhvillon vizitë disaditore në Panama