Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, znj. Tuck

E Premte, 13.03.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takim pune me z. Laura Tuck, zëvendës presidente e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi.


Në takim u vlerësua se strategjia e partneritetit në mes Bankës Botërore dhe Kosovës, për vitet 2012-2015, ka qenë një strategji shumë e suksesshme, me rezultate të prekshme në disa fusha, sidomos në atë të bujqësisë, ku janë vënë bazat e zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe ngritjes së bujqësisë kosovare në standardet bashkëkohore të agrobiznesit.


Kryeparlamentari Veseli ka shprehur besimin se edhe strategjia e re e partneritetit të Kosovës me Bankën Botërore për vitet e ardhshme do të jetë edhe më produktive dhe se projekte frytdhënëse mund të realizohen edhe në sektorin e teknologjisë informative, një sektor shumë atraktiv për të rinjtë kosovarë, por edhe në sektor të tjerë vital, sikurse është shëndetësia.


Kuvendi i Republikës së Kosovës në koordinim me Qeverinë e Kosovës do t'i ratifikojë marrëveshjet me Bankën Botërore, marrëveshje që do të sjellin perspektivë të qartë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

 

Kryeparlamentari Veseli takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, znj. TuckKryeparlamentari Veseli takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, znj. TuckKryeparlamentari Veseli takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, znj. TuckKryeparlamentari Veseli takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, znj. Tuck