Lajmet e fundit

U takua Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese

E Premte, 13.03.2015




Në takimin e sotëm të Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë vlerësimi i përmbushjes së kushteve të parapara me Ligj, i kandidatëve të nominuar për Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni konstatoi se tetë të nominuarit: Bekim Sejdiu, Arif Riza, Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrije Shala, Hava Ismaili dhe Mazllum Baraliu, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me datë 17 të këtij muaji, ndërsa intervistimi i tyre me gojë do të bëhet të nesërmen, me datë 18 mars.

 

U takua Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese U takua Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese