Lajmet e fundit

Të premten mblidhet Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese

E Enjte, 12.03.2015




Të premten, më 13 mars, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.


Në ftesën për anëtarët e këtij komisionit precizohet e vetmja pikë e rendit të ditës:


Shqyrtimi i nominimeve të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të parapara me Ligj.


Takimi mbahet në sallën C-301, duke filluar në orën 11:00.