Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete dënon vrasjen e mjekes në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok

E Mërkure, 11.03.2015




Grupi i Grave Deputete dënon vrasjen makabre që ndodhi në Shtëpinë e
Shëndetit në Zubin Potok, ku u vra mjekja Dushanka Andrijeviq, gjatë kohës që ajo po kryente kujdestarinë. Kërkohet nga organet e drejtësisë që kryesit të krimit t' i jepet dënimi i merituar. Po kështu, kërkohet nga të gjithë mekanizmat relevant vendor, që të angazhohen fuqishëm për mbrojtjen e dinjitetit, integritetit dhe jetës së gruas.

Grupi i Grave Deputete duke bashkëndier dhimbjen e familjarëve u shprehin ngushëllime të sinqerta familjes të së ndjerës, si dhe stafit të Shtëpisë së Shëndetit në Zubin Potok, theksohet në komunikatën e Grupit të Grave Deputete
të Kuvendi i Kosovës.