Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 10.03.2015
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.
Komisioni vlerësoi se amendamentet (10 sosh), të propozuara nga grupi punues, përmbushin nevojat dhe qëllimin e projektligjit, andaj edhe i miratoi ato.
Pas miratimit të amendamenteve nga ana e Komisionit, projektligji do të procedohet tutje për lexim të dytë, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.
Në këtë mbledhje, Komisioni diskutoi edhe për mënyrën e shqyrtimit të raporteve, që do të vijnë nga Departamenti i mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike në kuadër të MZHE-së.