Lajmet e fundit
Sahatqija priti sot në takim ambasadorin italian në Prishtinë, z. Andreas Ferrarese
E Hënë, 09.03.2015
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Italisë, në Prishtinë, Andreas Ferrarese.
Me këtë rast u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave, çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin e Kuvendit, përkatësisht Komisionit për Integrime Evropiane në nismat rajonale, siç është COSAP, dhe organizata tjera.
Po ashtu, Sahatqija ka njoftuar ambasadorin italian lidhur me procesin e integrimit evropian dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova.
Ambasadori Ferrarese shprehu gatishmërinë e shtetit italian për përkrahje të mëtejme për Kosovën, me theks të veçantë për të ndihmuar vendin në rrugën e drejt integrimit evropian, si dhe për investimet e mundshme italiane në Kosovë.