Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Hënë, 09.03.2015




Në mungesë të deputetëve të listës serbe në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të njëjtën e kryesoi z. Agim Çeku, nënkryetar i parë i Komisionit. Pra, në mbledhjen e sotme pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të shtetit.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga OSBE dhe Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.

Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të Projektligjit nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të shtetit, (për miratim në lexim të dytë) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim