Lajmet e fundit

Katër deputete të Kosovës morën pjesë në një konferencë organizuar nga Parlamenti Europian

E Premte, 06.03.2015




Me rastin e ditës Ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, Parlamenti Europian organizoi konferencën "Pjesëmarrja e grave ne politike, ne vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. Në këtë aktivitet Kosova u përfaqësua nga një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga deputetet Alma Lama, LDK, Luljeta Veselaj-Gutaj, PDK, Aida Dërguti, Vetëvendosje dhe Mufera Sinik nga komuniteti turk. Në konferencën ndërparlamentare ku morën pjesë deputete nga vendet e rajonit dhe eurodeputetë u fol për sfidat e grave në vendimarrjen politike, diskriminimin gjinor, rolin e mediave dhe të edukimit për ti kapërcyer këto sfida.

Në emër të delegacionit të Kosovës foli deputetja Alma Lama e cila bëri një pasqyrë të shkurtër të punës së grave parlamentare, duke përshkruar rezultatet pozitive qe ka sjelle kuota gjinore nga mandati në mandat ku gratë tashmë po votohen me mijëra, arritjet gjatë mandatit të kaluar, si dhe progresin në vendimarrjen brenda Kuvendit gjatë këtij mandati. Gjithashtu Lama foli për mungesën e përfaqësimit të grave në qeverinë aktuale.

Në këtë takim u prezantua edhe iniciativa për amendamentimin e Kushtetutës dhe për të futur kuotën gjinore edhe në qeveri. Ndërsa deputetja Mufera Sinik vuri theksin tek shume pozita me rëndësi që mbajnë gratë në Kosovë duke filluar nga presidentja. Ajo tha se trajtimi i barabartë i vajzave dhe djemve që duhet të fillojë në familje. Fenomeni ndarjes së roleve gjinore është i shprehur edhe në Kosovë.

Konferenca e cila drejtohej nga zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian dhe raportuesja p;r Kosovën znj, Ulrike Lunacek, u pasua me një sesion të hapur në Parlamentin Evropian të nesërmen, ku tema qendrore ishte edukimi si mjet për të luftuar diskriminimin. Eurodeputetët nga vende të ndryshme të BE-së dhe deputetët e Kuvendeve Nacionale theksuan luftën që duhet të bëhet për të luftuar sterotipet negative për vajzat dhe gratë që fillojnë që në bankat e shkollës, për rolin e mësuesve dhe të teksteve shkollore që duhet të kenë rol edukues për barazinë gjinore, për diskriminimin e vajzave për sa i përket shkollimit, që bëhet nga familjet e tyre.

Ky sesion u organizua nga Komisioni për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore, i Parlamentit Europian.

 

 

Katër deputete të Kosovës morën pjesë në një konferencë organizuar nga Parlamenti EuropianKatër deputete të Kosovës morën pjesë në një konferencë organizuar nga Parlamenti Europian