Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

E Premte, 06.03.2015




Me rastin e 17-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe në kujtim e nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Kryetari Veseli bëri homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe vendosi një tufë lulesh, ndërsa, një vizitë të veçantë e zhvilloi edhe në familjen Jashari.

Pesë, gjashtë dhe shtatë marsin, kryeparlamentari Veseli i cilësoi ditë të meditimit dhe kujtimit për të gjithë ata që kanë rënë për liri.

"Le t'i kujtojmë të gjithë ata që kanë rënë që sot ne të gjithë të kemi lirinë tonë. Përulemi para varrit të tyre me dinjitet e respekt. Njëkohësisht, le të jetë një nxitje më e madhe për ne që të jemi më të përgjegjshëm dhe më të vendosur në rrugën drejt prosperimit dhe fuqizimit të shtetit tonë në zhvillimin ekonomik dhe integrimet nacionale e ndërkombëtare", tha me këtë rast kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

 

Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në PrekazKryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në PrekazKryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në PrekazKryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz