Lajmet e fundit
Të premten, kryeparlamentari Veseli do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe do të mbajë një fjalë rasti në Akademinë përkujtimore
E Enjte, 05.03.2015
Me rastin e 17-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe në kujtim e nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të premten, më 6 mars 2015, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe do të marrë pjesë në Akademinë përkujtimore.
Agjenda:
11:00 Homazhe në Kompleksin Memorial ''Adem Jashari'' në Prekaz
18:00 Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri
Vendi: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
Në këtë akademi përkujtimore, kryetari Veseli do të ketë fjalën e parë të rastit.