Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut takoi ambasadoren e Zvicrës

E Marte, 03.03.2015




Kryetarja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirije Kajtazi, takoi sot ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

Kryetarja e komisionit, Kajtazi, e njoftoi ambasadoren Lang për aktivitetet nga fushëveprimtaria e komisionit. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe barazia gjinore, janë dy fushat në të cilat është i përkushtuar komisioni, tha kryetarja, Kajtazi. Në vijim të takimit, Kajtazi ngriti edhe çështjen e pensioneve të punëtorëve kosovarë në Zvicër.

Ambasadorja Lang, ndërkaq, vuri theksin në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit duhet të zgjidhet në një proces cilësor dhe transparent, tha ambasadorja, Lang.

Ajo po ashtu e njoftoi nikoqiren për investimet zvicerane që është duke bërë konfederata zvicerane, veçanërisht në sektorin e ujërave të pijes.

Ambasadorja nga Zvicra, në fund të këtij takimi u shpreh se është e interesuar të ndihmojë komisionin në fushat që ai mbulon.

 

 

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut takoi ambasadoren e Zvicrës