Lajmet e fundit
Kryetari Veseli nesër takohet me përfaqësues të institucioneve ekonomike, vendore e ndërkombëtare
E Hënë, 02.03.2015
Nesër, më 3 mars 2015, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, takohet me përfaqësues të institucioneve ekonomike, vendore e ndërkombëtare, si dhe të bizneseve, me qëllim të krijimit të bazës së nevojshme ligjore, për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike.
Takimi mbahet në Hotelin "Sirius" në Prishtinë, duke filluar në orën 10:30.
Ftoheni ta përcillni këtë takim.