Lajmet e fundit

Përfundoi afati i konkursit për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

E Hënë, 02.03.2015




Administrata e Kuvendit të Kosovës bën me dije se ka përfunduar afati i konkursit për përzgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Në afatin e rregullt të konkursit ( prej 20 ditësh) kanë aplikuar nëntë konkurrent : Bekim Sejdiu, Arif Riza Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrie Shala , Hava Ismajli, Valdete Daka dhe Mazllum Baraliu.

Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

 

Përfundoi afati i konkursit për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese