Lajmet e fundit
Kryetari Veseli takoi kryetarin e Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Preng Gjetajn
E Mërkure, 25.02.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Prenk Gjetajn, kryetar i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur.
Në takim, Kryetari Veseli u njoh me punën e komisionit Qeveritar për Personat e zhdukur dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky komision.
Kryetari Veseli shprehu respekt për angazhimin e komisionit dhe stafit profesional të angazhuar në këtë proces, duke ofruar ndihmën maksimale nga cilësia e Kryetarit të Kuvendit, brenda mundësive të legjislacionit, që ky proces i dhimbshëm për të gjithë, të përmbyllet sa më shpejt.
"Dhimbja e familjarëve dhe të dashurve të personave të zhdukur vijon të jetë prekëse për të gjithë ne. Duhet angazhim maksimal institucional që ky proces i dhimbshëm, të përmbyllet", theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.