Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli mori pjesë në tryezën: “Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare përmes transparencës parlamentare” dhe me një fjalë hyrëse hapi punimet e saj

E Mërkure, 25.02.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, mori pjesë në tryezën: "Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare përmes transparencës parlamentare", organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) në Hotelin "Sirius" në Prishtinë, dhe me një fjalë hyrëse hapi punimet e kësaj tryeze.

Në tryezë të pranishëm ishin drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria, drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile e të organizatave partnere të Kuvendit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se qëllimi themelor i përkushtimit për të ngritur pjesëmarrjen qytetare dhe transparencën parlamentare, është fuqizimi i përfaqësimit politik. Kryeparlamentari Veseli tha se nuk mjafton vetëm njëherë në katër vjet të pyeten qytetarët se si nga kush duan të qeverisen, por është nevojshme që gjithë kohën ata të jenë pjesë aktive në procesin e krijimit të ligjeve dhe hartimit të politikave publike.

Pasi foli për veprimet që ka ndërmarrë Kuvendi në rritjen e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe publikun në përgjithësi, kryetari Veseli u ndal edhe ecurinë e realizimit të projektit për E- parlamentin, nëpërmjet të cilit synohet përcjellja në mënyrë elektronike të procesit legjislativ, duke iu ofruar kështu një mundësi më shumë qytetarëve që të jenë aktivisht të përfshirë në këtë proces.

"Si kryetar i Kuvendit të Kosovës unë zotohem që të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë në këtë drejtim. Jam i përkushtuar që në komisionet parlamentare, aty ku bëhet puna më e madhe në hartimin e ligjeve, të rritet niveli i pjesëmarrjes së shoqërisë civile, grupeve të interesit, ekspertëve të pavarur dhe prezenca e mediave", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në vazhdim të fjalës së tij, kreu i Kuvendit të Kosovës foli edhe për hapat që po ndërmerren për zgjerimin e mundësive të transmetimit medial të aktiviteteve të Kuvendit dhe pasurimit e dinamizimit të ueb-faqes së Kuvendit, në funksion të të cilave janë zhvilluar edhe takime të përbashkëta me përfaqësues të mediave. Ai tha se zgjedhësit kanë të drejtë të shohin se si po punojnë të zgjedhurit e tyre, ndërsa niveli i qasjes së gazetarëve në informatat parlamentare duhet të jetë në nivelin e standardeve më të larta demokratike.

Kryetari Veseli tha se do t'i inkurajojë grupet parlamentare dhe deputetët që të instalohet praktika e konsultimit në terren me qytetarët, nëpërmjet vizitave dhe kontakteve të drejtpërdrejta me ta, në mënyrë që të bëhen ligje më të mira dhe transparenca të jetë më e madhe.

"Transparenca e llogaridhënia janë vlera të pandashme nga njëra-tjetra dhe unë zotohem nga kjo tryezë që bashkë me ju dhe të gjithë deputetët, Kuvendin e Kosovës ta bëjmë plotësisht të hapur në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të transparencës parlamentare", tha në fjalën e tij kryetari Veseli.

 

 

Kryeparlamentari Veseli mori pjesë në tryezën: “Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare përmes transparencës parlamentare” dhe me një fjalë hyrëse hapi punimet e sajKryeparlamentari Veseli mori pjesë në tryezën: “Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare përmes transparencës parlamentare” dhe me një fjalë hyrëse hapi punimet e sajKryeparlamentari Veseli mori pjesë në tryezën: “Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare përmes transparencës parlamentare” dhe me një fjalë hyrëse hapi punimet e sajKryeparlamentari Veseli mori pjesë në tryezën: “Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare përmes transparencës parlamentare” dhe me një fjalë hyrëse hapi punimet e saj