Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
E Marte, 24.02.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj, u shqyrtua dhe u procedua në mbledhje të Kuvendit Projektligji Nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Me këtë rast, Komisioni shqyrtoi edhe propozim-amendamentet e anëtarëve të komisionit, Rexhep Selimi e Zafir Berisha, të cilat nuk morën mbështetjen e anëtareve të Komisionit.