Lajmet e fundit
Nuk u mbajt dëgjimi publik i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe i Komisionit për Shëndetësi
E Marte, 24.02.2015
Dëgjimi publik i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me Raportin e Auditimit të Sistemeve të Prokurimit në Sektorin Shëndetësor, i paraparë që të mbahet sot, është shtyrë për javën e ardhshme (e mërkurë, në orën 10:00), për arsye të mosprezencës së ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë të pranishëm në këtë takim kanë sqaruar se mungesa e ministrit Rrahmani është bërë për shkaqe objektive.