Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Mërkure, 18.02.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, të kryesuar nga kryetari i komisionit Daut Haradinaj, u shqyrtua Projektligji Nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Fillimisht, anëtarë të Komisionit shprehën qëndrimet e tyre lidhur me këtë projektligj, duke theksuar faktin se ka nevojë për plotësime dhe ndryshime të mëtejme. U shfaqën vërejtje në nene të caktuara të këtij projektligji, me theks të veçantë në nenin 1, 2 dhe 3.
Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve të Komisionit, u vendos që kjo çështje të shqyrtohet në një mbledhje tjetër të radhës.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
Krejtësisht në fund, Haradinaj njoftoi Komisionin se gjatë javës së ardhshme, ( më 27 shkurt) në Komision do të raportojnë ministri i FSK-së, si dhe Komandanti i FSK-së.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së