Lajmet e fundit

Ka përfunduar afati i konkurrimit për postin e Avokatit të Popullit

E Mërkure, 18.02.2015




Administrata e Kuvendit të Kosovës bën me dije se, ka përfunduar afati i aplikimit, sipas konkursit për pozitën Avokat i Popullit, duke precizuar se kanë aplikuar 18 (tetëmbëdhjetë) kandidatë.


Emrat e kandidatëve konkurrent për këtë pozitë janë:Musa Dragusha, Agim Vatovci, Milaim Çekaj, Fadil Geci, Sadik Kryeziu, Shqipe Ibraj Mala, Ibrahim Arslan, Haki Krasniqi, Naim Krasniqi, Veton Vula, Suzana Novoberdaliu, Adriana Hodzic, Hamdi Pllashniku, Afrim Gashi, Mazllum Baraliu, Bogoljub Staletoviq, Riza Krasniqi dhe Nazmije Krasniqi.


Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në bazë të Ligjit nr. 03/L 195 për Avokatin e Popullit dhe Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, do t'i ndërmarrë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen e tre kandidatëve, të cilët do t'ia propozojë Kuvendit për votim .


Deputetët (me votim të fshehtë) do të vendosin , për njërin nga ta, në seancë plenare të Kuvendit.

Ka përfunduar afati i konkurrimit për postin e Avokatit të Popullit