Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve

E Marte, 17.02.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, i shoqëruar nga nënkryetarët, Xhavit Haliti e Sabri Hamiti, deputetë e bashkëpunëtorë të tjerë, sot, në kuadër të shënimit të 7-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. Kryetari Veseli bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe vendosi kurorë lulesh pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

"Është ky vendi heroik, Prekazi, në të cilin prehet Komandanti Legjendar Adem Jashari. Është vend i përkujtimit dhe njëkohësisht i reflektimit se sa shumë duhet bërë ende për vendin tonë, në mënyrë që ta kemi atë më të zhvilluar për të ardhmen e fëmijëve tanë", theksoi me këtë rast kryetari Veseli.

Më pas, kreu i Kuvendit të Kosovës vizitoi edhe Kullën e Jasharajve, ku u prit nga Murat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes Jashari.

Pasi u uroi ditën e pavarësisë, z. Veseli foli për të arriturat e shtetit të Kosovës gjatë shtatë viteve, por edhe për punën e madhe që duhet bërë në të ardhmen.

Nga Kulla e Jasharajve, kryetari i Kuvendit përcolli mesazhe urimi për të gjithë qytetarët e vendit.

"Nuk di nëse ka vend më të veçantë për t'u uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, 7-vjetorin e pavarësisë", tha kryeparlamentari Veseli.

 

 

Kryeparlamentari Veseli vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëveKryeparlamentari Veseli vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëveKryeparlamentari Veseli vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëveKryeparlamentari Veseli vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve