Lajmet e fundit
Kryekuvendari Veseli bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
E Marte, 17.02.2015
Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 7-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, i shoqëruar nga nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti e Sabri Hamiti, bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe vendosi një kurorë lulesh.
Me këtë rast kryekuvendari Veseli theksoi se meqë është përvjetori i shtatë i pavarësisë së Kosovës përkujtojnë sot të gjitha ato figura dhe lëvizje të cilat më në fund arritën të realizojnë idealin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
"Përkujtojmë sot liderin e lëvizjes pacifiste Ibrahim Rugova dhe në të njëjtën kohë e përkujtojmë edhe lëvizjen e rezistencës së armatosur të Komandantit Legjendar Adem Jashari", theksoi kryetari Veseli, duke i konsideruar ato lëvizje që i dhanë fuqi bashkimit, i cili kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.