Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli nesër do të bëjë vizitë shtetërore në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe te varri i ish-presidentit Rugova
E Hënë, 16.02.2015
Në kuadër të shënimit të 7-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, nesër, më 17 shkurt 2015, do të bëjë vizitë shtetërore në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Po ashtu, kryetari Veseli do të bëjë homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Agjenda:
Homazhe në Prekaz - 11:00
Homazhe te varri i ish-presidentit Rugova - 12:30.