Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Hënë, 16.02.2015




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, ka diskutuar për nismën legjislative të komisionit për hartimin e Projektligjit për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, ujërave të ndotura dhe të furnizuesve të ujit me shumicë.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se hartimi i këtij projektligji, (i cili ka qenë i iniciuar nga komisioni i legjislaturës së kaluar), duhet të vazhdojë edhe në përbërjen e re të komisionit. Ata po ashtu thanë se qëllimi parësor i Ligjit duhet të jetë mbrojtja e konsumatorëve.

Në favor të kësaj nisme legjislative u shpreh edhe përfaqësuesi i ZRRUK-së, Raif Preteni dhe drejtori i Kompanisë së ujësjellësit regjional, "Prishtina", Gjelosh Vataj. Ata thanë se kontributin e tyre do ta japin gjatë fazës së amendamentimit të projektligjit, ndërsa kërkuan procedimin sa më të shpejtë të tij.

 

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...