Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Hënë, 16.02.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit, është marrë vendim për formimin e Panelit Intervistues për përzgjedhjen e kandidateve për Avokatin e Popullit. Lidhur me këtë, komisioni vendosi që në panel të jenë përfaqësuesit nga të gjitha partitë politike, ndërsa kryesuese të jetë, kryetarja e komisionit. Anëtarët e tjerë të panelit do të jenë: Salihe Mustafa (PDK), Mytaher Haskuka (VV), Teuta Haxhiu (AAK), Valdete Bajrami (NISMA), Kujtim Paçaku (6+) dhe Sllavko Simiq (Lista Serbska).

Në këtë mbledhje është formuar edhe grupi punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për personat e verbër.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...