Lajmet e fundit
Sahatqija u takua me përfaqësues të OSBE-së në Vjenë
E Premte, 13.02.2015
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Teuta Sahatqija, ka pritur sot në takim diplomatë nga OSBE-ja, në Vjenë, znj.Amélie Delaroche dhe znj. Bekki Field.
Duke i uruar fillimisht mirëseardhje delegacionit nga Vjena, Sahatqija i njoftoi ata më detajisht për punën dhe rolin e këtij Komisioni. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e barazisë gjinore në Kosovë dhe përfaqësimin e gruas në institucione. Tutje, ajo njoftoi mysafirët edhe për aktivitetet dhe projektet e Grupit të Grave Deputete, si dhe për bashkëpunimin me OSBE-në, si partner strategjik.
Në këtë takim u diskutua edhe për proceset integruese, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.