Lajmet e fundit
Bislimi priti sot në takim ambasadoren zvicerane, znj. Lang
E Premte, 13.02.2015
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadoren e Zvicrës në Prishtinë, znj. Krystyna Marty Lang.
Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni ka informuar ambasadoren për fushëveprimin e këtij komisioni, rolin dhe rëndësinë e komisionit të cilin e përfaqëson ai, me theks të veçantë për shqyrtimin e raporteve të auditimit të institucioneve të vendit , të cilat i harton Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.
Pos tjerash, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjen që ofron Ambasada e Zvicrës.