Lajmet e fundit

Kryetari Veseli mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë

E Mërkure, 11.02.2015




Kryeparlamentari Kadri Veseli mori pjesë në pritjen e organizuar sot nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në kuadër të shënimit të 7-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit shqiptar: presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, komuniteteve fetare etj.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Veseli, ndër të tjera, theksoi kontributin e madh që Shqipëria, në kohë dhe rrethana të ndryshme ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në konsolidimin e shtetit të saj në planin ndërkombëtar.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, ndërkaq, foli për raportet e shkëlqyeshme që Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë t'i kultivojnë midis tyre, në të gjithë lëmenjtë.

Me këtë aktivitet, është përmbyllur vizita e kryeparlamentarit Veseli dhe e delegacionit që e shoqëron në Shqipëri, në kuadër të së cilës u realizua një agjendë e pasur e takimeve me drejtues të shumtë të shtetit shqiptar dhe e vizitave të rëndësisë së veçantë.

 

Kryetari Veseli mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë Kryetari Veseli mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë Kryetari Veseli mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë Kryetari Veseli mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë