Lajmet e fundit

Agim Çeku raportoi para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 11.02.2015




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale sot zhvilloj mbledhjen e të radhës, në të cilën raportoi kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së z. Agim Çeku. Kryetari Komisionit para deputeteve prezantoi punën dhe sfidat që i ka pasur ky komisioni gjatë verifikimit të aplikacioneve të veteranëve. Ai theksoi se kanë aplikuar gjithsej 66500 persona. Po ashtu theksoi se komisioni që nga sot ka filluar me shpalljen e listave të veteranëve, fillimisht me dy zonat në të cilat tashmë ka përfunduar verifikimi i aplikacioneve, kurse publikimi i listave të plota do të bëhet me 20 shkurt 2015.

Pas publikimit të listave do të fillojë afati i të drejtës së ankesës për të gjithë ata që mendojnë se u është mohuar apo u është bëre ndonjë e padrejtë gjatë kategorizimit apo vlerësimit të aplikacioneve. Pas kalimit të këtij afati prej 30 dite do te behet publikimi i Listës finale.

Po në këtë mbledhje Komisioni po formoi Grupin Punues për monitorimin e Ligjit për Këshillin Ekonomike Social, të cilin do ta udhëheqë deputetja znj. Time Kadriaj.

 

Agim Çeku raportoi para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale