Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Marte, 10.02.2015




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, ka shqyrtuar procedurën për përzgjedhjen e kandidatit për kryesues të komisionit shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim.

Pas diskutimeve, komisioni vendosi që të shpallë konkurs për përzgjedhjen e kandidatit për kryesues të komisionit shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për ujësjellës dhe kanalizim. Gjithashtu përcaktoi edhe kriteret e konkursit për këtë.

U diskutua edhe rreth nismës legjislative të komisionit për hartimin e Projektligjit për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, ujërave të ndotura dhe të furnizuesve të ujit me shumicë. Lidhur me këtë komisioni u dakordua që të mbahet një tryezë me të gjithë të interesuarit, në të cilën do të ftohen edhe ekspertët.

 

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...