Lajmet e fundit
Komisioni për Arsim...kishte një takim me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve private të Kosovës
E Marte, 10.02.2015
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve private të Kosovës, në të cilin, temë thelbësore ishte çështja e Ligjit për Arsimin. Në fakt, si theksoi Nait Hasani, në fjalën e tij hyrëse,Ligji për Arsimin e lartë është në plan të amendamentohet, ndaj edhe janë ftuar përfaqësuesit e këtyre institucioneve që të japin këshilla dhe vërejtje që do të kontribuonin në gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira, që do të jenë në dobi të fëmijëve e studentëve, përkatësisht të ardhmes sonë. Z. Hasani theksoi se pritet që ky Ligj të vijë për amendamentim në prill të këtij viti, ndërsa planifikohet që diku në qershor të kryhet amendamentimi i tij.
Gjatë debatit pjesëmarrësit dhanë shumë sugjerime , duke u angazhuar që Ligji i ardhshëm i arsimit të jetë sa më i qartë dhe gjithëpërfshirës.