Lajmet e fundit
Nga takimi i Grupit të Grave Deputete me NDI-në
E Marte, 10.02.2015
Grupi i Grave Deputete në përkrahje nga NDI-së mbajti një sesion pune në të cilin u diskutua për historikun, angazhimet e deritashmet, sfidat, të arriturat dhe për të ardhmen e GGD-së.
Duke folur për historikun e GGD-së, znj Flora Brovina, tha se iniciativa për krijimin e Grupit të Grave ka filluar që në mandatin e parë, por kjo u arrit vetëm në vitin 2005, me rastin e vizitës së ish-sekretares së SHBA znj. Medlin Albright, në Kosovë, e cila nga atëherë është anëtare nderi e GGD-së.
Znj Donika Kadaj Bujupi foli për të arriturat e GGD-së, siç ishte rasti me emërimin e ambasadoreve, blerjen e mamografit mobil, e shumë iniciativa të tjera.
Kryetarja nga e këtij grupi nga Legjislatura IV, znj. Teuta Sahatqija, foli për mësimet e nxjerra në mandatin e fundit, për rrugën e kaluar, për zgjedhjet dhe çështje të tjera të brendshme organizative të GGD-së. Ajo theksoi se arritjet, si: blerja e mamografit, Rezoluta për Parimet e Prishtinës nga Samiti Ndërkombëtar i Gruas, i mbajtur në fund të vitit 2012, rekomandimet për fuqizimin e Gruas dhe shumë e shumë instrumente që janë produkt i GGD-së, duhet të vazhdojmë që t'i materializojmë duke i inkorporuar në angazhimet e grave nëpër komuna.
Drejtori i NDI-së për Kosovës, z. Chavarria, duke vlerësuar rolin e GGD në Kuvend, tha se NDI-së do të vazhdojë ta përkrahë GGD-në edhe më tutje.
Znj Afërdita Syla, nga NDI, po ashtu theksoi përkushtimin e NDI-së që ta përkrahë GGD-në në aktivitete , përfshirë edhe përgatitjet për Javën e Gruas, të cilat tashmë kanë filluar.
Në diskutim morën pjesë edhe deputetet Aida Dërguti, Blerta Deliu Kodra, Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu, Time Kadriaj, Selvije Halimi Besa Gaxherri, Sala Ahmetaj etj.
Para përfundimit të takimit, z.Valon Kurhasani -NDI bëri Prezantimin e të gjeturave nga hulumtimi me fokus grupet, lidhur me punën dhe anëtaret e Kuvendit.
Në fund u kërkua që anëtaret e Bordit të ri, i cili veç është i zgjedhur, të jenë të koordinuara me gratë nga subjektet që i përfaqësojnë. Është kërkuar gjithashtu që të rishqyrtohet draft-rregullorja e punës së GGD-së dhe të punohet me ngulm për mbajtjen e Javës së Gruas.