Lajmet e fundit

Sahatqija takoi ambasadoren franceze, Maryse Daviet

E Hënë, 09.02.2015




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Teuta Sahatqija, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet.


Kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, duke i uruar mirëseardhje ambasadores franceze e njoftoi atë fillimisht për punën e këtij Komisioni.


Në këtë takim u diskutua për proceset integruese në të cilat po kalon Kosova, procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat rajonale dhe regjionale, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave. Po ashtu, u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit të Komisionit me Kuvendin Kombëtar Francez.

Sahatqija takoi ambasadoren franceze, Maryse Daviet