Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

E Mërkure, 04.02.2015




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Përfundimin e Kryesisë së Kuvendit nr.05-P-06/k, për propozimin e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore.


Komisioni vendosi që në pajtim me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kjo ministri të sjellë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, listën e të propozuarve për Këshillin e Trashëgimisë Kulturore, në mënyrë që Komisioni për Arsim të përzgjedhë 7 anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore.


Komisioni pastaj kishte një takim me znj. Dagmar Fuchs Schmittz, përfaqësuese e GIZ në Prishtinë. Ajo i njoftoi anëtarët e Komisionit me projektet e këtij agjensioni në fushën e arsimit, përkrahjen e ofruar ndaj institucioneve të arsimit fillor,hulumtimet e ndryshme në cilwsinw e procesit mësimor, kurikulat etj.


Komisioni zhvilloi edhe një diskutim me drejtorin e përgjithshëm të Agjensionit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë, z. Ragip Gjoshi. Me këtë rast, Ragip Gjoshi njoftoi anëtarët e Komisionit lidhur me veprimtarinë e këtij agjensioni,prioritetet dhe sfidat, si dhe aktivitetet që ka ndërmarrë ky agjension për avancimin e veprimtarisë së shkollave profesionale. Ragip Gjoshi foli edhe për kompletimin e bazës ligjore të agjensionit , si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për shkollat profesionale.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe SportMbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport