Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Marte, 03.02.2015
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga kryetari i komisionit, Besnik Bislimi, u miratua Plani i Punës së Komisionit, për vitin 2015.
Tutje, Komisioni shqyrtoi edhe kërkesën për përzgjedhjen e Auditorëve të jashtëm për Auditimin e Bankës Qendrore të Kosovës. Me këtë rast, para anëtarëve të komisionit lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së auditorëve, dha sqarime zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi.
Me shumicë votash të anëtarëve të komisionit, kërkesa e BQK-së mori aprovimin e tyre.
Anëtarët e komisionit po ashtu diskutuan edhe lidhur me përzgjedhjen e auditorit të jashtëm të pavarur për Auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Ata vendosën që Sekretaria e Kuvendit t'i drejtohet Kryesisë së Kuvendit për fillimin e procedurave për këtë çështje.