Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Ambasadën Bullgare, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Zhelyu Zhelev
E Hënë, 02.02.2015
Me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Bullgarisë, Zhelyu Zhelev, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, vizitoi sot Ambasadën Bullgare në Prishtinë dhe bëri homazhe para fotografisë së ish-presidentit të parë të zgjedhur të Bullgarisë.
Në librin e zisë, ndërkaq, kryeparlamentari Veseli shkroi:
"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, popullit bullgar dhe Republikës së Bullgarisë, u shpreh ngushëllime për humbjen e Zhelyu Zhelev, presidentit të parë të zgjedhur të Bullgarisë demokratike, pas rënies së komunizmit. Në kohën e regjimeve komuniste, Zhelev ishte një zë i fuqishëm i disidencës për lirinë njerëzore dhe më pas një nga politikanët udhëheqës në transformimin e vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore nga tirania në demokraci".