Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli priti ambasadorin norvegjez, Braathu

E Hënë, 02.02.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e avancimit të tij.

Duke e falënderuar ambasadorin Braathu për mbështetjen e madhe të Norvegjisë për Kosovën në gjithë këto vite, kryetari Veseli çmoi lart marrëdhëniet e deritashme që të dy vendet kanë kultivuar ndërmjet tyre dhe shprehu interesimin për ngritjen e këtij bashkëpunimi, veçanërisht në rrafshin parlamentar.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e njoftoi ambasadorin norvegjez edhe për hapat e Kosovës në rrugën e integrimit evropian të saj dhe njëherësh kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Oslos zyrtare në këtë proces.

Ambasadori Braathu, ndërkaq, shfaqi interesimin e tij për punën e Kuvendit të Kosovës dhe për zhvillimet aktuale politike. Ai konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Norvegjisë për Kosovën edhe në vitet e ardhshme.

 

 

Kryeparlamentari Veseli priti ambasadorin norvegjez, BraathuKryeparlamentari Veseli priti ambasadorin norvegjez, Braathu