Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Premte, 30.01.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga zëvendëskryetarja e parë e komisionit, Valdete Bajrami, u shqyrtua Plani i Punës së Komisionit për vitin 2015.


Komisioni duke përkrahur njëzëri këtë plan me disa plotësim-ndryshime, dha propozime edhe për formimin e grupeve punuese për monitorimin e zbatimit të ligjeve në fushat përkatëse sipas fushëveprimit të komisionit. Me këtë rast u diskutua edhe për çështjen e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane