Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Premte, 30.01.2015
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga kryetari i komisionit, Besnik Bislimi, u shqyrtua Plani i Punës së Komisionit, për vitin 2015.
Më këtë rast, Komisioni duke përkrahur unanimisht Planin e Punës së Komisionit, u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për një mbikëqyrje sa më të thellë të shpenzimeve të parasë publike, ndërkaq theksuan se plani i punës së komisionit do të ketë edhe disa plotësime gjatë javës së ardhshme.