Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Premte, 30.01.2015




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, zëvendëskryetare e parë, shqyrtoi planin e punës për vitin 2015.

Zëvendëskryetarja Hadërgjonaj bëri të ditur se sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, plani i punës së komisionit duhet të dorëzohet deri më 2 shkurt. Ajo vlerësoi se plani është i hartuar mbi bazën e programit legjislativ të ardhur nga qeveria dhe njëherësh ngërthen objektivat që komisioni pretendon t'i përmbushë gjatë këtij viti. Ky plan, sipas saj, përmban edhe programe të strukturuara në baza mujore.

Pasi bëri disa plotësime të tij, duke përfshirë monitorimin e zbatimit të dy ligjeve, komisioni njëzëri miratoi planin e punës për vitin 2015.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa