Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

E Mërkure, 28.01.2015




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi sot Planin e punës së Komisionit për vitin 2015. Bazë e këtij shqyrtimi ishin propozimet shkoqitëse që ishin bërë më parë nga ana e anëtarëve të Komisionit. Komisioni njëzëri miratoi Planin e Punës së Komisionit, i cili do të përfshihet në Planin ë përgjithshëm të punës së Kuvendit të Kosovës. Synim parësor i diskutuesve ishte angazhimi për një monitorim sa më të thelluar të zbatimit të ligjeve, nga lëmenjtë përkatës të fushëveprimit të këtij Komisioni. Plani i punës u dërgohet edhe ministrive përkatëse, me qëllim të koordinimit të bashkëpunimit.

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport