Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli takoi ambasadorin e Suedisë, Staffansson
E Marte, 27.01.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot, ambasadorin e Suedisë, jorezident për Kosovën, Mats Staffansson.
Takimi u fokusua në zhvillimet aktuale vend dhe rajon, prioritetet legjislative të Kuvendit gjatë vitit 2015, për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, të arriturave të deritashme në këtë drejtim, si dhe për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Kryeparlamentari Veseli theksoi rëndësinë e përkrahjes së vendit tonë nga vendet e BE-së dhe Suedia për realizimin e prioriteteve që lehtësojnë rrugën e integrimeve për Kosovën dhe ngritjen e mirëqenies ekonomike.
Ambasadori i Suedisë, jorezident për Kosovën, z. Staffansonn theksoi se bashkëpunimi fqinjësor është element shumë i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën, i cili fuqizon raportet e bashkëpunimit në rajon drejt pajtimit të përgjithshëm dhe kontribuon në ngritjen e mirëqenies ekonomike rajonale.
Ndërsa z.. Veseli bëri të ditur prioritetet e tij në krye të Kuvendit, duke theksuar përkushtimin për realizimin e agjendës legjislative të Kuvendit për vitin 2015, si dhe situatën pas kërkesave të qytetarëve në demonstratë dhe nevojat e tyre përball ambicieve politike opozitare.
Qëndrim i përbashkët nga ky takim doli se zbatimi agjendës të integrimeve evropiane dhe këmbimi i përvojave kuvendore janë çështje për të cilat parlamentet e dy vendeve mund ta thellojnë bashkëpunimin me interes të dyanshëm.