Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Hënë, 26.01.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në takimin e sotëm të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit,
shqyrtoi peticionin kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Gjatë debatit lidhur me këtë, të pranishëm ishin përfaqësuesit e ZRRE-së dhe organizatorët e nënshkrimit të peticionit.
Nën fund të diskutimeve, komisioni mori vendim që kjo çështje të procedohet për shqyrtim në Kryesinë e Kuvendit.