Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
E Hënë, 26.01.2015
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, ka diskutuar sot lidhur me Planin e Punës së Komisionit, për vitin 2015.
Gjatë këtij diskutimi, anëtarë të komisionit veç tjerash, propozuan që Komisioni të bëjë një vizitë në stacionin rajonal në Veriun e Kosovës, si dhe në të gjitha segmentet tjera të sigurisë.
Propozim-drafti i Planit të Punës, do të diskutohet gjatë ditës së nesërme në punëtorinë që do të mbahet në Pejë.
Tutje, anëtarë të komisionit, shfaqën sërish shqetësimin e tyre edhe lidhur me Projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve, (i cili i është kthyer Qeverisë në ri-hartim), duke theksuar se Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri apo Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, është dashur të jenë komisione funksionale për shqyrtimin e këtij projektligji, e jo Komisioni për Integrime Evropiane.
Ndërkaq, anëtarë të komisionit, u dakorduan që gjatë javës së ardhshme të ftohet për raportim ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.