Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Premte, 23.01.2015




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i kryesuar nga kryetari i komisionit, Besnik Bislimi, pati një takim sot me deputeten e Bundestagut gjerman, znj. Bettina Hagedorn.
Me këtë rast, u diskutua lidhur me bashkëpunimin e komisioneve homologe mes Gjermanisë dhe Kosovës, me theks të veçantë në fushën e mbikëqyrjes së institucioneve publike dhe kontrollit parlamentar.
Anëtarë të Komisionit dhe përfaqësues të Bundestagut gjerman pas diskutimit të tyre u dakorduan për një thellim bashkëpunimi mes këtyre komisioneve parlamentare, në mënyrë që Komisioni parlamentar i Kuvendit të Kosovës të marrë përvojat nga Komisioni për Financa të Bundestagut gjerman.

Pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të Komisionit ishin edhe inicimi i procedurave për Auditimin e Subjekteve Politike. shqyrtimi i kërkesës për përzgjedhjen e Auditorëve të jashtëm për Auditimin e Bankës Qendrore të Kosovës, shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimit për PEFA 2014- 2016, si dhe inicimi i procedurave për zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm, mirëpo mbledhja e Komisionit është shtyrë për ditën e martë (27 janar).